Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se propozimi i Vetëvendosjes për kandidatin për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të mbetet i pandryshuar. Ai theksoi se ky propozim është bërë pas shfrytëzimit të të drejtës së Vetëvendosjes si fituese e zgjedhjeve.
Murati theksoi gjithashtu se zgjedhjet e reja nuk janë qëllimi i Vetëvendosjes dhe se ato do të ishin opsioni i fundit. Ai theksoi se duhet të arrihet një dakordim politik për nënkryetarët, duke shtuar se strategjitë aktuale janë më shumë taktizime.
“VV-ja si fitues e zgjedhjeve e ka të drejtën e propozimit të kandidatit dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke propozuar Albulena Haxhiun. Këto sjellje janë më shumë taktizime. Kemi propozuar gruan më të votuar. Ky është propozimi ynë dhe nuk do të ndryshojë. Duhej dakordim politik, i cili mund të arrihet për nënkryetarët. Nuk është qëllimi ynë për të shkuar në zgjedhje. Ai do të ishte opsioni ynë i fundit”, tha Murati.