UBT News

Murati përplaset me Abdixhikun për koeficientin në Ligjin për paga

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është përplasur ashpër me deputetin, njëherësh kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në seancën e sotme të Kuvendit ku po shqyrtohet Projektligji për plotësim-ndryshimin e buxhetit, ministri Murati tha se Abdixhiku po ia huq çdo koncepti ekonomik, kur po kërkon ngritjen e vlerës së koeficientit në 125 euro në kuadër të Ligjit për Paga.

“Sa i përket ligjëratës së Abdixhikut, mund të them mjerë studentët që kanë pasur rastin ta dëgjojnë. Me të vërtet është fatkeqësi. Kjo shihet edhe në rezultatin pastaj në tregun e punës që studentët që dalin nga profesor si ky, nuk kanë njohuri bazike për të konkurruar në tregun e punës. Dikush që thotë se inflacioni është krizë ekonomike, shihet se ia ka huqur çdo koncepti ekonomik. Inflacioni, rritja e çmimeve është inflacion, kriza ekonomike ka të bëjë me diçka tjetër. Dikush që pretendon me marrë mjete për t’i shtuar pagat sektorit publik dhe rritë diskrepancën me sektorin privat, e në fakt propozimi është për t’i marrë nga sektori privat, tregon se nuk e dinë as buxheti si funksionon. Jo vetëm ekonomia, por edhe buxhetin se kuptoni ju”, tha ai.

Atij i reagoi Abdixhiku, i cili tha se fajtori kryesor që është ministër sot Hekuran Murati, është deputeti Avduallah Hoti, siç tha që e ka mbajtur atë afër sa ka qenë ministër.

Exit mobile version