UBT News

​Murati përmend kategoritë që do të përfitojnë më së shumti nga rritja e pagave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dhënë detaje për rritjen e pagave të sektorit publik.

Ai ka thënë se kësaj here nuk do të rritet koeficienti, por njësia e tij. Sipas tij, të gjithë punëtorët e sektorit publik do të marrin paga më të larta prej 50 euro nga janari dhe 110 nga korriku.

Tutje, ministri nga janari 2025, shtohet 0.5 njësi koeficienti, ndërsa nga korriku 2025, shtohet edhe 0.5 njësi koeficienti (total 1 njësi).

Ai ka dhënë edhe disa shembuj se sa do të jenë pagat e mësimdhënësve, infermierëve e policëve.

“Nga 616 euro sa i merr një mësimdhënës aktualisht, nga janari ai do t’i marr 725 euro. Një infermier nga 605 euro do t’i marrë 715 euro. Rritje të pagës ka edhe për zyrtarët policor ku nga 550 euro përfiton pagë 660 euro”, ka thënë Murati.

Exit mobile version