UBT News

Murati për Trustin: Po synohet shkatërrimi i sistemit pensional

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është deklaruar rreth çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Sipas tij, një nismë e tillë e iniciuar nga qytetarët përmes një peticioni e që është përkrahur nga partitë opozitare, synon shkatërrimin e sistemit pensional.

Murati ka treguar haptazi qëndrimin e prerë të Qeverisë Kurti, e që është kategorikisht kundër Trustit.

“U tha një e pavërtetë se ky na qenka nisma e parë ligjore që vjen si nismë e qytetarëve. Një tjetër nismë ka qenë për homologimin e automjeteve dhe kur ka ardhur më 2021, opozita e ka votuar kundër. Do të thotë për të mirën e qytetarëve dhe ju e keni votuar kundër. S’ka të bëjë me interesa të qytetarëve, por ju nuk i merrni parasysh ato. Në rastin konkret kemi të bëjmë me populizëm, si të kishte opozitë të përgjegjshme, normalisht nga ju nuk pritet një gjë të tillë. Po synohet shkatërrimi i sistemit pensional, të merren 30% e pastaj prapë 30% e kështu. Gjeneratat aktuale që kanë kontribu duhet me vazhdu me kontribu për gjeneratat e tjera”, u shpreh ai.

Exit mobile version