UBT News

Murati: Për tri javë, mbi 1 mijë të rinj të punësuar

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, ka shkruar se për tri javë të projektit “Superpuna” janë punësuar mbi 1000 të rinj, të moshave 18 deri 25 vjeçare.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se për tri javë në këtë platformë janë verifikuar mbi 3 mijë punëkërkues, mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë e janë konfirmuar mbi 1 mijë punësime.

Sipas Muratit, janë edhe mbi 1500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.

Postimi i plotë i ministrit Murati:

Për vetëm 3 javë, statistikat e Superpuna duken kështu:

-mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar

-mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë

-mbi 1 mijë marrëdhënie pune/punësime

-Si dhe janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.

Exit mobile version