Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se në pajtim me nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot ka miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove.
Murati ka shkruar në Facebook se bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse.