Artan Murati, përfaqësuesi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e sotme dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese rreth votës së deputetit Etem Arifi, theksoi se në rastin e deputetit, Kuvendi i Kosovës është njoftuar gati një vit më vonesë, në legjislaturën e shtatë.
“Momenti kur njoftohet institucioni konsideroj që është i rëndësishëm, duhet të kihet parasysh fakti se Kuvendi si institucion që duhet të veprojë në marrjen e mandatit apo mosmarrjen e mandatit, duhet të jetë i informuar në kohë në mënyrë që të veprojë në afatet kohore, për të mosrrezikuar as integritetin e institucionit. Meqë Kuvendi nuk është njoftuar në kohë, s’mund t’i merret mandati një deputeti, e sidomos kur ka paqartësi”, deklaroi Murati.
Në anën tjetër, përfaqësuesi ligjor i Qeverisë së Kosovës deklaroi se është tërësisht e parëndësishme kur u njoftua Kuvendi në rastin e Arifit./UBTNews