UBT News

Murati: Kosova ka menaxhuar më së miri në rajon krizën energjetike

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Kosova ka menaxhuar më së miri në rajon krizën energjetike.

Në seancën e Kuvendit, Murati e pa të paarsyeshme formimin e një komisioni hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga ekzekutivi.

“Deri më tani krahasuar me vendet e regjionit e kemi menaxhuar më së miri, për këtë ka mbështetje edhe në numra. Shpesh herë në Kuvend janë marrë shembull vendet e rajonit se si po menaxhohet, por më lejoni vetëm të përmend disa. Në rastin e Shqipërisë, jo për shkak të mos kompetencës së qeverisë, edhe atje qeveria ka pasur vështirësi, por për shkak të mungesës së prodhimit vendor shteti shqiptar ka shpenzuar deri më tani 324 milionë euro në import, pasi është e pamundur, kur s’ke si e mbulon me kapacitet vendor patjetër se duhet të mbështetet importi. Në anën tjetër edhe Maqedonia e Veriut njësoj, mbi 100 milionë euro ka shpenzuar deri më tani, përveç dy rritjeve të çmimeve. Rritjen e parë e kanë mbështet duke reduktuar TVSh-në. Kurse tek ne deri tani janë ndarë me vendime të qeverisë 30 milionë dhe janë zotuar edhe 90 milionë euro të tjera. Mund të themi me konferencën më të madhe se Kosova e ka menaxhuar më së miri në rajon, përkundër faktit se kemi një sistem tjetër ku operatori i shpërndarjes është privat”, tha ai.

Exit mobile version