UBT News

Murati jep sqarime për subvencionim e punëtorëve e pagave

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur një konferencë për medie në lidhje me zbatimin e masave në kuadër të Pakos së Ringjalljes. Ai ka dhënë detaje për masat 1.1, 1.2, 1.3, që ka të bëjnë me subvencionim e punëtorëve dhe pagave.

Murati shtoi se synim kanë kthimin në vendet e punës të atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë dhe të mbështesin gratë në tregun e punës. Madje ai the qëllim kanë që punëtorët të pajisen me kontrata të punës.

“Sot kemi operacionalizuar edhe Masën 1.1 – për rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, përmes së cilës mbështeten me 50% maksimum 170 euro për 3 muaj pagat e të gjithë atyre që arrijnë të ripunësohen. Siç e dini masa 1.1 ka për synim rikthimin në punë të atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë dhe masa 1.2, për mbështetje për punëtorët  dhe masa 1.3 ka të bëjë me mbështetje të grave në tregun e punës”, deklaroi ai.

Kurse kur foli për bizneset tha se ka pasur mbi 2 mijë e 500 aplikime për të përfituar nga masat e Qeverisë.

Exit mobile version