Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se deri në qershor janë regjistruar 6,642 biznese, duke vlerësuar se kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme.
“Numri i bizneseve të reja ka shënuar edhe një rekord të ri në vitin e kaluar. Në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.
Lajmi i mirë është se viti 2025 pritet ta tejkalojë vitin 2024 me rekord të ri. Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6,642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara.
Kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme që po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Hapja e bizneseve të reja nënkupton që ndërmarrësit janë optimistë për të ardhmen, por edhe që janë kreativë me ide të reja në treg”, shkroi në Facebook, Murati.