UBT News

Murati: Depozitat e familjeve kosovare arrijnë rekord prej 4.69 miliardë euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi se kursimet dhe depozitat e familjeve në Kosovë kanë arritur një nivel rekord. Sipas tij, në fund të muajit tetor, këto depozita në bankat komerciale kanë kapur vlerën prej 4.69 miliardë euro.

Murati theksoi se, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e depozitave familjare në pesë vitet e fundit ka qenë e dukshme. Ato janë shtuar me 2.12 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 82.5% krahasuar me tetorin e vitit 2019, kur vlera totale e tyre ishte 2.57 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.
Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.“, ka shkruar në postim Murati./UBTNews

Exit mobile version