Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të të gjitha partive në seancën e Kuvendit, duke theksuar rëndësinë e zhbllokimit të procesit të konstituimit të institucioneve.
Ai theksoi se gjithçka është duke u bërë në mënyrë transparente dhe se nuk bëhet fjalë për çështje të koalicioneve qeverisëse.
“Atëherë jemi edhe sot në vazhdimin e seancës së radhës, po shpresoj që ngjashëm me ditën e bukur që është sot do të kemi një rezultat të kënaqshëm në Kuvend në mënyrë që të hapet rruga dhe të zhbllokohet institucionet kontitohet Kuvendi. Patjetër që është emrin e njëjtë lus edhe njëherë të gjitha partitë që me votën e tyre të marrin pjesë dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit sepse kjo është detyrë e të gjithë deputeteve sipas Kushtetutës”, deklaroi Murati.
Murati shtoi se pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, mandatari do të ketë 15 ditë për të formuar qeverinë.
“Ne kemi bërë ftesë dhe thirrje në mënyrë që të zhbllokohet procesi sepse nuk është vetëm emri i kryparlamentarit por edhe nënkryetarët që duhet të zgjidhen. Jo privatisht nuk kemi bërë ftesë është gjithçka transparence nuk është çështje e koalicioni qeverisës siç po pretendohet të prezantohet. Por koalicioni vlen për qeverinë që pas konstituimin mandatari ka kohë edhe 15 ditë të tjera ta formojë qeverinë”, shtoi ai.