Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka premtuar pako të rimëkëmbjes prej 1.1 miliardë euro.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku po prezantohet puna e 100 ditëshit, Murati tha se kjo pako do të ketë ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe sigurimin e vendeve të reja të punës.
“Pako e rimëkëmbjes do të ketë ndikim në zhvillimin e vendit, zhvillim të qëndrueshëm dhe sigurim të vendeve të reja të punës. Pako gjithsej kap vlerën e 420 milionë euro, si dhe mobilizon dhe 700 milionë euro të tjera që është kapital nga grantet dhe sektori financiar. Gjithsej kontributi i kësaj pako do të jetë 1.1 milionë euro”, tha ai.
Duke prezantuar punën e tij, Murati tha së ndër tjerash janë ngrirë 3.7 milionë euro fonde të dyshimta që lidhen me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit.
“Janë ngrirë 3.7 milionë euro fonde të dyshimta të cilat dyshohet financim të terrorizmit dhe shpëlarje të parasë, si dhe është planifikuar edhe një fushatë e formalizmit dhe ndjekjes së aviacionit fiskal nga ATK”, tha ai.