Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 ka dështuar për shkak të mungesës së korumit, pasi deputetët opozitarë nuk janë paraqitur.
Kjo mungesë e korumit ka penguar zhvillimin e takimit, ndërsa anëtari i komisionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka akuzuar opozitarët për sabotim të punës së komisionit. Rendi i ditës përmbante intervistat e parapara me dëshmitarët: Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI (Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Informacionit), Avni Rexha, zyrtar i lartë në Departamentin e Arsimit Parauniversitar dhe Drita Kadriu nga Drejtoria e Arsimit e Komunës Mitrovicë e Jugut.
Aktualisht nuk është bërë e ditur kur pritet të rihapet mbledhja e Komisionit Hetimor për të diskutuar procesin e subvencionimit të teksteve shkollore, ndërsa çështja e mungesës së korumit pritet të trajtohet në seancën e ardhshme parlamentare./UBTNews/