UBT News

Mungesa e mësuesve shqetëson vendet në të gjithë Evropën

Franca, Gjermania, Portugalia, Suedia dhe Italia, të gjitha këto shtete po përballen me probleme gjatë rekrutimit të mësuesve për shkak të pakënaqësive ndaj profesionit, të cilat janë përforcuar si pasojë e COVID-19.

AFP raporton se do të ketë një mungesë prej 25 mijë mësuesish në Gjermani deri në vitin 2025 dhe 30 mijë në Portugali deri në vitin 2030, sipas vlerësimeve kombëtare, ndërsa aktualisht ka 4 mijë vende të lira pune për mësues në Francë.

Për Eric Charbonnier, ekspert i arsimit në OECD, pandemia COVID e vuri në pah profesionin e mësuesit dhe problematikat që lidhen me të. Por ka edhe të tjerë që mendojnë ndryshe.

Régis Malet, profesor i arsimit në Universitetin e Bordo, tha se mungesa e mësuesve shkaktohet për shkak të “nivelit të ulët të pagave, veçanërisht në Francë, por edhe përkeqësimit të kushteve të punës, statusit dhe [një] dimensioni më simbolik të ndjerë fuqishëm … [ për një] mungesë konsiderate [dhe] njohjeje”.

Mësimdhënia ka ndryshuar “nga një punë me vlerë të lartë të shtuar sociale, prestigj, në një formë pasigurie në mision, humbje kuptimi dhe përfundimisht mosmarrëveshje mes shkollës dhe jetës”, shtoi ai.

Në Francë, vështirësitë e paprecedenta të rekrutimit bënë që Ministria e Arsimit të shtyjë afatin e aplikimit për mësues në vitin shkollor 2023 për shkak të mungesës së kandidatëve.

Gjermania, Portugalia, Suedia dhe Italia po përballen gjithashtu me pensione masive, të cilat do të shtojnë mungesën e mësuesve, thotë Charbonnier.

Në nivelin e shkollës fillore, 60% e mësuesve janë mbi 50 vjeç në Itali, 37% në Gjermani, 42% në Portugali, 36% në Suedi dhe 23% në Francë, sipas OECD./UBTNews/

Exit mobile version