UBT News

Mungesa e këtyre ushqimeve nxit shfaqjen e sëmundjeve të këqija

Konsumi i frutave dhe perimeve për mbrojtjen e organizmit nga inflamacioni apo sulmet e jashtme është gjithnjë një hap i mirë.

Të gjitha frutat dhe perimet janë të shëndetshme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.

Por, sipas të dhënave të AgroWeb.org, disa perime në veçanti janë më të mira për trupin dhe kundër tumoreve veçanërisht të zorrës.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Immunity, zbuloi se njerëzit që konsumojnë më shumë lakra, lulelakër e lakra të vogla, ose siç quhen lakra Brukseli, janë më të mbrojtur.

Një regjim ushqimor që nuk përfshin këto perime e bën njeriun një shënjestër më të lehtë të kësaj sëmundjeje.

Sipas studiuesve, të cilave u referohet AgroWeb.org, metabolizimi i këtyre perimeve shoqërohet me formimin e një substance. Kjo substancë pengon zhvillimin e tumoreve në trup.

Studiuesit kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm për rolin e perimeve të tilla kundër inflamacionit. Por zbulimi i këtij mekanizmi mbrojtës është diçka e re.

Njerëzit që nuk konsumojnë këto perime, preken më lehtë nga inflamacioni i zorrëve, i cili përbën pikënisjen e sëmundjeve të këqija.

Më shumë perime në ushqimin tuaj

Shkencëtarët thonë se konsumi i perimeve të lartpërmendura është i këshillueshëm për njerëzit e predispozuar të preken nga sëmundjet tumorale.

Ato duhet të jenë prioritet sepse shmangin këto sëmundje që në gjenezë, pra duke penguar formimin e inflamacionit në stomak dhe në gjithë trupin.

Këto perime i bëjnë mirë organizmit dhe shmangin një sërë sëmundjesh të tjera.

Këtu përfshihet artriti, disa lloje tumoresh, diabeti, sëmundjet e zemrës e të tjera.

Perimet në fjalë e mbrojnë organizmin edhe nga sëmundjet e trurit që janë të lidhura me inflamacionin në stomak.

Perimet e familjes botanike Brassica përfshijnë brokolin, lulelakrën, lakrat e vogla, lakrën e shumë barishte të egra.

Vlerat e tyre qëndrojnë të paprekura nëse i gatuani të pjekura ose të kavërdisura shumë lehtë me pak vaj ulliri dhe kripë./AgroWeb.org

Exit mobile version