Tash e një kohë bizneset në vendin tonë po përballen me mungesë të fuqisë punëtore sidomos në sektorin e gastronomisë dhe ndërtimit. Andaj zgjidhje për këtë problem bizneset po e konsiderojnë punësimin e punëtorëve nga vendet aziatike si Banglandeshi, Nepali e India.
Por është Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi, i cili thotë se këta punëtorë nuk janë të qëndrueshëm, ngase qëllim të vetëm e kanë strehimin.
“Nuk kemi punëtorë të qëndrueshëm, të gjithë këta që vijnë e bëjnë me qëllim të strehohen shumë shkurt gjoja se po punojnë dhe Kosova është bërë një vend qëndrim për të cilët shumicën më të madhe konsiderohet shtet transit dhe përmes Kosovës po shkojnë në vendet tjera. Megjithatë ne ua kemi tërhequr vërejtjen, me punëtorë të Bangladeshit dhe të tjerëve nuk kemi zgjedhur probleme dhe s’do mund të zgjedhim probleme kurrë”, deklaroi ai.
I pyetur nga UBTNews se cilat janë masat e nevojshme që qeveria dhe bizneset duhet t’i ndërmarrin për të adresuar mungesën e punëtorëve, Azemi thotë se një plan veçse ia kanë propozuar qeverisë.
“Ne dikund rreth para 2 vite e gjysmë iu kemi ofruar një bashkëpunim qeverisë së Kosovës dhe pronarëve të kompanive që të bëjnë rritjen e pagave, gjithëherë në ato limitet që mund ti përballojnë kompanitë edhe shteti. Sepse edhe shteti është një pjesë paguese e sektorit privat të Kosovës dhe iu kemi ofruar një bashkëpunim së paku ta ngadalësojmë këtë numër të këtyre punëtorëve”, tha Azemi.
Edhe ekonomisti Mustafë Kadriaj tha se e gjithë barra e ikjes së fuqisë punëtore nga Kosova i takon qeverisë dhe bizneseve.
“Fajin dhe përgjegjësinë duhet kërkuar nga qeveria dhe institucionet tona poashtu edhe bizneset, sepse që nga paslufta mund të themi se nuk u bë asgjë fare që fuqia punëtore të ketë dinjitetin e vetë do të thotë në punë, në përfillin e kontratave, të ketë një të ardhme për vetveten dhe fëmijët. Pra tani kur flasim, nëse i dëgjojmë arsyet e tyre nuk e kanë shumë problem për të ardhmën e tyre sa e kanë për të ardhmën e fëmijëve të tyre”, deklaroi Kadriaj.
Sipas Kadrijajt, institucionet dhe bizneset duhet të bëjnë ndryshime emergjente.
“Tani e tutje se cfarë duhet të bëjnë bizneset do të thotë është kontrata e dinitetshme, paga e dinitetshme, sigurimi shëndetësor dhe në këtë rast jo me mbetë në mëshirën e bizneseve por institucionet tona me qenë shumë vigjilente në mbikqyrjen dhe investigimin te paga, përfillja e kontratave poashtu sigurimi shëndetësor është diçka imediate për të ardhmën dhe prespektivën e punës në Kosovë”, shtoi ai.
Punësimi i shtetasve të huaj në Kosovë është i rregulluar me Ligjin për të huajt. Sipas këtij Ligji, personat që nuk janë shtetas të Kosovës, kur dëshirojnë të punojnë në territorin e Kosovës duhet të pajisen me leje pune. Leja e qëndrimit të përkohshëm për qëllime pune lëshohet për gjashtë muaj deri në një vit. Pas kësaj periudhe, ajo ripërtërihet dhe mund të merret edhe leje e përhershme qëndrimi./UBTNews/