Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se mungesa e aplikimit të Kosovës në agjendën e takimit të sotëm të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës është rezultat i diplomacisë së fjetur.
Kjo sipas saj nënkupton mos fillimin e procedurave zyrtare për diskutim dhe votim të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
“Ky është rezultat i diplomacisë së fjetur e JO të heshtur! Që nga dita kur kemi dorëzuar kërkesën për aplikim në KE kam kërkuar qartësi nga qeveria se a do të jemi pjesë e agjendës formale në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që mbahet sot në Torino të Italisë! Sot u konfirmua që ne nuk jemi pjesë e agjendës formale në këtë takimin”, ka shkruar ajo në Facebook.