UBT News

Mundësi praktike dhe karrierë në media me Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT është një qendër e njohur kombëtare dhe ndërkombëtare për arsimimin e gjeneratave të reja në arsimin e lartë në fushën mediale, me një staf të dëshmuar studiuesish dhe profesionistësh nga industria e mediave në Kosovë dhe rajon. Fakulteti është i orientuar nga digjitalizimi dhe ofron mundësi studimi dhe zhvillimi në një kampus me aftësi të forta mësimore, kërkimore dhe eksperimentale, duke kontribuar në të ardhmen e industrisë së medias.

Me një vizion të qartë për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për sukses në sektorin e medias dhe komunikimit, Fakulteti i Media dhe Komunikim në UBT ofron një përvojë të pasur profesionale përmes njohurive të thella dhe praktike që lidhen drejtpërdrejt me industrinë. Ky program ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e njohurive dhe aftësive në fushat si: mediat digjitale, menaxhimi i mediave, regjia televizive, dizajni medial, kamerat, fotografia dhe shumë më tepër.

Infrastruktura moderne dhe mundësi të avancuara studimi

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT ofron kushte të shkëlqyera për studime dhe zhvillim profesional. Laboratorët dhe studiot e kompletuara, si Laboratori i Redaksisë Mediale, Laboratori i Fotografisë, Laboratori i Kamerës, Laboratori i Regjisë dhe Laboratori i Montazhit, janë të pajisur me teknologjinë më të fundit. Pjesëmarrësit mund të punojnë në Studio televizive dhe Studio të Radios, duke përdorur softuerë të avancuar për përpunimin e lajmit, fotografisë dhe montazhit.

Përgatitje për karrierë dhe mundësi praktike

Fakulteti ofron mundësi të shumta për t’u përfshirë në projekte të vërteta profesionale si pjesë e UBT Campus Radio, UBT News, UBT TV dhe Zyrës së PR-it, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e aftësive praktike dhe mundësi punësimi në media dhe komunikim. Praktika e mundësuar nga fakulteti, si dhe lidhjet me mediat dhe kompanitë ndërkombëtare, ofrojnë mundësi për punësim dhe avancim në karrierë pas diplomimit.

Mbështetje për kërkim dhe zhvillim

Në përputhje me synimet kryesore strategjike kërkimore të UBT-së, promovimi i kërkimeve dhe zhvillimi i gjeneratave të reja të studiuesve është një nga qëllimet kryesore të Fakultetit Media dhe Komunikim. Ky fakultet mbështet aktivitetet kërkimore të stafit akademik dhe hulumtuesve shkencorë, duke përfshirë edhe studentët e programit Master. UBT ofron një mjedis stimulues dhe mbështetës për kërkime dhe trajnime, duke ndihmuar në zhvillimin e ideve të reja për sfidat dhe mundësitë që paraqet industria e medias dhe komunikimit.

Angazhimi për inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm

Duke u bazuar në kapacitetin e stafit të brendshëm novatorë, të besueshëm dhe të përkushtuar, Fakulteti Media dhe Komunikim është i përkushtuar për të ofruar një mjedis studimi që nxit inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun. Fakulteti zhvillon dhe përdor shkencën dhe njohuritë teknike për të mirën e shoqërisë dhe për të kontribuar në avancimin e mediave dhe komunikimit.

Dekani i Fakultetit, Prof. Ass. Dr. Ferid Selimi, thekson:
“Në Fakultetin e Media dhe Komunikim në UBT, ne ofrojmë një program që është në përputhje me trendet më të fundit të industrisë. Ne e kuptojmë rëndësinë e zhvillimit të aftësive praktike dhe teorike dhe jemi të angazhuar që të ofrojmë një arsim që ju përgatit për një karrierë të suksesshme në median dhe komunikimin e sotëm global. Studentët tanë janë të pajisur me aftësitë dhe njohuritë që i bëjnë ata konkurrues në tregun e punës, dhe mundësitë për të punuar direkt në radio dhe media janë një mundësi e jashtëzakonshme”

Nëse jeni të interesuar për të ndjekur një karrierë të suksesshme mediatike, Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT është vendi i duhur për ju. Bëhuni pjesë e këtij fakulteti dhe zhvilloni potencialin tuaj për të shkëlqyer në industrinë e medias dhe komunikimit!/UBTNews/D.E

Exit mobile version