UBT News

“Mund të isha Elon Musk i Indisë”, mësuesi i matematikës që krijoi një veturë me energji solare

Një burrë nga India u bë viral pasi krijoi një veturë me energji solare, projekt ky që mori 11 vjet kohë për t’u realizuar.

Rritja e çmimeve të karburantit në rajonin verior e ka bërë shpikjen e tij edhe më domethënëse. Dizajni i zbukuruar me panel diellor ka kapur imagjinatën e entuziastëve të makinave.

“Veturat sikurse Mercedes, Ferrari, BMW janë vetëm ëndrra për një person të zakonshëm. Vetëm pak njerëz janë në gjendje t’i blejnë ato, ndërsa për të tjerët mbetet një ëndërr. Mendova diçka për t’i dhënë një ndjenjë luksoze njerëzve”, deklaroi ai, raportojnë mediat e huaja.

Është cilësuar si makina e parë diellore e Luginës. Rajonet Jammu dhe Kashmir të Indisë janë prej rajoneve më të ftohta në vend, me mot tipik “të zymtë”.

“Kam përdorur panele diellore të cilat mund të japin efikasitet më të lartë edhe në ditët me dritë të ulët dielli”, deklaroi ai mes tjerash.

Çka e bën atë edhe më të veçantë është se ky projekt u realizua me të ardhurat vetanake të tij, pa financim.

Babai i dy fëmijëve thotë se ka shpenzuar më shumë se 15 lakh Rs (18 mijë e 200 euro) për ndërtimin e makinës plotësisht automatike, pas studimit të modeleve të ndryshme të viteve 1950 dhe rrjetëzimit me ekspertë të tjerë./UBTNews/

Exit mobile version