Multimiliarderi indian, Mukesh Ambani, ka njoftuar rreth planit të tij prej 25 miliardë dollarësh për të nisur shërbimet e internetit celular 5G në vend brenda dy muajve.
Ambani, i cili drejton “Reliance Industries” nga telekomunikacioni në shitje me pakicë, thotë se rrjeti me shpejtësi të lartë do të prezantohet fillimisht në qytetet e mëdha, sikurse New Delhi dhe Mumbai. Sipas tij, rrjeti do të zgjerohet në pjesën tjetër të Indisë deri në dhjetor të vitit 2023.
Ai njoftoi se kompania “Reliance” po punon me gjigantin e teknologjisë amerikane Google për të zhvilluar një smartphone “të përballueshëm” për 5G, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth tij.
Njoftimi i tij erdhi në kohën kur India po përshkohet nga “debati i nxehtë” mbi të ardhmen digjitale./UBTNews/