Sulmuesi Thomas Muller ka gjasa të mëdha që të largohet nga skuadra e Bayernit Munichut. Në fakt, Muller ka paralajmëruar një gjë të tillë duke insistuar se asnjëri prej lojtarëve nuk është i lidhur me klubin bavarez.
Muller ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023 dhe këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor në ekip. Ai ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 17 asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.
“Kam lidhje të veçantë me klubin por nuk jam i lidhur me të. Kështu që, nuk e kam telashe të luaj për ndonjë ekip tjetër”, është shprehur Muller ndër të tjera.
Muller është pjesë e ekipit të parë të Bayernit prej vitit 2009 dhe deri më tani, ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh.