Kandidati për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri ka shpallur fitoren në komunën e Pejës. Në një postim në Facebook, Muhaxheri ka shkruar se e ardhmja do të jetë përplot angazhime dhe u zotua se do të vazhdojnë me punë.
“Të dashur qytetarë të komunës sonë, u jam mirënjohës pafundësisht për besimin e ri që më dhatë sot. Ju uroj për fitoren e madhe të LDK-së dhe të të gjithë njerëzve të mirë të Pejës.E ardhmja do të jetë përplot angazhime, sepse ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për t’i përmbushur objektivat tona për Pejën qytet të krenarisë së të gjithëve. Të vazhdojmë së bashku që ta bëjmë Pejën vend mundësish të barabarta, duke vazhduar së kultivuari rrugën e drejtësisë, fisnikërisë së shpirtit dhe punës me nder. T’i bashkojmë forcat që kemi për t’ia përkushtuar veten ndërtimit të së ardhmes”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Pejë po prin Gazmend Muhaxheri me 59.77%./UBTNews