UBT News

Muhaxheri: Do të punojmë për fitoren e LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka falënderuar votuesit e LDK-së për besimin e dhënë, teksa u premtoi atyre se do të angazhohen për ndryshimet e nevojshme dhe për fitoren e LDK-së.

“Faleminderit përzemërsisht për besimin që na keni dhënë në vazhdimësi! Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe kjo tregon kulturën tonë demokratike të shkëlqyer. Ne do të angazhohemi për ndryshimet e nevojshme dhe do të punojmë për fitoren e LDK-së”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version