UBT News

Muharremaj thotë se AAK synon t’i fitojë zgjedhjet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Ramush Haradinaj i plotëson të gjitha kushtet për të qenë president i vendit.

Muharrema tutje ka thënë se në zgjedhje do të garojnë për të parët.

Ndërsa sa i përket arritjes së një koalicionit parazgjedhor, Muharremaj tha se po presin përfundimin e zgjedhjeve për të parë mundësinë e një bashkëpunimi pas zgjedhor me partitë politike.

“Unë besoj që të gjitha kushtet i plotëson zotëri Haradinaj për të qenë president i vendit, por në Kosovë, Parlamenti e zgjedh presidentin dhe kryeministrin. Ne jemi përgatitur për zgjedhje të jashtëzakonshme si çdo parti tjetër mirëpo do t’i presim rezultatet e zgjedhjeve se kush do të dalë e para apo e dyta. Unë mendoj se do të ketë koalicione pas zgjedhjeve. Ne garojmë për të parët për kryeministër por edhe për president. Mirëpo po presim derisa të përfundojnë zgjedhjet që të shihet mundësia e koalicioneve. Unë do të kandidojë për zgjedhje lokale dhe kjo është vendosur nga Këshilli drejtues i partisë. Ne veç jemi dakorduar që për vitin e ardhshëm do të jem kandidat potencial për kryetar të komunës së Suharekës”, u shpreh ai.

Exit mobile version