UBT News

Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë i Ekonomisë dhe të Ambientit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe në vend të tij është emëruar Muharrem Nitaj. Kështu bën të ditur zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate për media.

Ju rikujtojmë se sot gjatë ditës përmes një letre, ish-ministri Kuçi ka kërkuar nga kryeministri Hoti të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve që do t’i ketë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021. 

Exit mobile version