Ministria e Shëndetësisë, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook u ka kërkuar qytetarëve që të marrin të dy dozat e vaksinës antiCOVID, e po ashtu të marrin edhe dozën përforcuese dhe atë të tretë të vaksinës.
Nga kjo ministri u kanë kërkuar qytetarëve që të festojnë me familje dhe të kujdesen për ta.
“Vendi ku të gjithë ndjehemi të sigurt është familja. Prandaj, kujdesu për veten dhe familjen tuaj. Merrni të dy dozat e vaksinës dhe sapo të ju vijë koha edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë. Festo sigurt, festo me familjen! Festo shëndetshëm!”, thuhet në njoftim e MSh-së.