Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19.
MSh-ja njofton se këtë vaksinë mund ta marrin të gjithë personat e moshës mbi 50-vjeçare, të paktën katër muaj pas marrjes së dozës së tretë, personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5-vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe./UBTNews/