Të mërkurën (më 12 maj) pritet të arrijë kontigjenti i radhës me 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca.
Ministria e Shëndetësisë sqaroi se me 24 mijë dozat që ka pranuar Kosova në muajin mars dhe me këto që pritet të arrijnë të mërkurën, në total janë 62 mijë e 400 doza.
“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite”, njoftoi MSh-ja.
Ministria thekson se me pranimin e këtyre dozave do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19./UBTNews