UBT News

MSh-ja bën thirrje për vaksinim pas rritjes së rasteve me COVID-19

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në dy javët e fundit, është rritur edhe numri i rasteve aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1 mijë e 244 më 5 korrik.

Si pasojë e infektimit me COVID-19, 25 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës.

Andaj MSh-ja u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19.

Sot në Kosovë u regjistruan 213 raste të reja me COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version