Ylli i rrjetit social Youtube dhe rrjetit social TikTok, MrBeast i ka hyrë garës për ta blerë TikTokun si pjesë e një grupi të investitorëve, pasi rrjeti social kinez ka një afat prej 75 ditësh për të gjetur një pronarë amerikanë.
“Në rregull, unë do ta blej TikTokun që të mos ndalohet”, ka shkruar MrBeast në rrjetin social “X” më 13 janar. Emri real i tij është Jimmy Donaldson. Edhe pse dukej si shaka, avokati i tij e ka konfirmuar se oferta është serioze të martën, për CNN.
Të shtunën TikTok-u u ndalua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u kthye pas 12-orësh, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ai do ta shtyjë vendimin për 75 ditë. Dy ditë pas postimit në X, Donaldson ka postuar një video ku njoftoi se do blejë rrjetin social.
“Sapo dola nga takimi me disa miliarderë. TikTok-un ne e mendojmë biznes…Ne kemi një ofertë gati, dhe duam ta blejmë programin”, MrBeast ka thënë në video.
Oferta vjen si përgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për ta ndaluar rrjetin social nëse nuk shitet te një pronar jokinez, ka deklaruar një përfaqësues i firmës ligjore Paul Hastings, i cili përfaqësoi ofertën e grupit.
Grupi i investitorëve, i cili udhëhiqet nga Jesse Tinsley, themelues dhe shef ekzekutiv i Employer.com, është i përbërë prej njerëzve të pasur dhe investitorëve, që nuk duan ta shohin ndalimin e TikTok-ut.
TikToku ka 170 milionë përdorues në SHBA.
“Oferta jonë përfaqëson një situatë fitoreje për të gjithë, sepse ruan këtë platformë vitale, derisa ka adresuar shqetësime legjitime të sigurisë kombëtare”, ka shtuar Tinsley. Nuk u tregua se sa janë ofruar.