Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë të ditur se grupet kriminale serbe kanë bllokuan pikën kufitare në Merdarë.
MPJ u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje që t’i shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Kosovës.
Njoftimi i MPJD-së:
Informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës
Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë.
Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Se pika kufitare në Merdarë është bllokuar, tashmë zyrtarisht ka njoftuar edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.