Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar pas vrasjes së policit të Kosovës në pjesën veriore.
“Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Manuel Sarrazin udhëton për në Kosovë sot”, ka shkruar ministria e Jashtme gjermane.
Sarrazin është emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor.