UBT News

MPJ e Kosovës dhe ajo e Turqisë mbajnë konsultimet e para politike

Sot në kryeqytetin e Turqisë, Ankara në kryesimin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe homologut të tij turk, Faruk Kaymakçı, u realizuan konsultimet politike në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.

Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve këto janë konsultimet e para të mbajtura të dy ministrive.

Në këtë takim u realizua në një frymë pozitive ku u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi e koordinimi në çështjet rajonale, rritja e bashkëpuninimit në të gjitha fushat, integrimi në organizata rajonale dhe ndërkombëtare me fokus në fushën e diplomacisë si dhe trajtimi i procesit integrues të dy vendeve në Bashkimin Evropian./UBTNews/

Exit mobile version