UBT News

MPB me statistika për incidentet me të shtëna me armë në ahengje familjare: Veç në gusht janë konfiskuar 71 armë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit gusht ka pasur disa incidente me të shtëna me armë në ahengje familjare. Në njoftimin e bërë për media thuhet se janë pranuar 74 raportime nga qytetarët, ku janë konfiskuar armë dhe municione.

“Gjatë muajit gusht 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.

MPB thekson se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri. Gjithashtu MPB ka bërë thirrje që qytetarët të festojnë me zemër dhe jo me armë.

Exit mobile version