Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që i obligon pronarët e automjeteve në Kosovë që t’i ndërrojnë targat nga KS në RKS.
“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”, njofton MPB-ja./UBTNews