Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim i cili mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Sipas MPB-së, kalimi në patentë shofer të RKS-së mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.
MPB njofton se nuk kërkohet përsëritje e dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente. Dokumentet që kërkohen janë: letërnjoftimi, origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, si dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS nëse bëhet aplikimi për shtimin e kategorive./UBTNews/