UBT News

MPB del me njoftim për situatën e zjarreve në Prevallë

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, ka njoftuar se njësitë e zjarrfikësve nga Prizreni, po ndihmohen nga ato të Gjakovës, Prishtinës e Ferizajt për fikjen e zjarrit në Prevallë.

Sipas njoftimit, nuk ka rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve, deri sa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me komunat në ndihmë.

Prezent në operacion në mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjesëtaret nga parku nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësorë nga Prizreni./UBTNews/

 

Exit mobile version