Firefox së shpejti nuk do të ofrojë më mbështetje për Windows 7, 8, 8.1 dhe macOS 10.12, 10.13 dhe 10.14 njoftoi Mozilla Foundation.
Për një periudhë të shkurtër, versionet ESR dhe LTS do të jenë të disponueshme deri në momentin që të mbarojë në vitin 2024.
Versioni i fundit i Firefox që do të mbështetë sistemet operative është Firefox 115 që është planifikuar në fillim të korrikut 2023. Zhvilluesit shpjegojnë se Microsoft tashmë i ka dhënë fund mbështetjes për Windows 7, 8 dhe 8.1 në janar dhe nuk ka më përditësime sigurie edhe për probleme të njohura.
Mozilla Foundation konsideron përdorimin e këtyre sistemeve operativ të rrezikshme. Një situatë e ngjashme aplikohet edhe për tre versionet e macOS. Mozilla Foundation garanton mbështetje për Firefox ESR 115 deri në shtator të vitit 2024.
Përdoruesit e prekur nuk do të mund të kalojnë në shfletues të tjerë se Microsoft Edge dhe Google Chrome i ka dhënë fund mbështetjes kohë më parë për Windows 7 dhe Windows 8./PCWorldAlbanian