Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaraş 101 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë, njoftuan zjarrfikësit.
Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias tha se Ayfer, 15 vjeç, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13 vjeç, u shpëtua dy orë më vonë.
Shpëtuesit duke përdorur sensorë sizmikë zbuluan shenja jete nën mbeturinat dhe kryen një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, thuhet në deklaratë.
Zjarrfikësit udhëtuan rreth 800 kilometra (500 milje) nga qyteti i Antalias për t’u bashkuar me përpjekjet e shpëtimit në Kahramanmaraş./UBTNews/