UBT News

Motoristi godet për vdekje këmbësorin në Vragoli

Një person ka vdekur nga aksidenti tragjik që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, përkatësisht në Vragoli. Kështu konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një këmbësor është goditur nga një motor. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar deri te ky aksident tragjik”, tha Hoxha.

Policia apelon për kujdes në trafik, respektim të rregullave dhe përshtatje të shpejtësisë në rrugë, posaqërisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmëria është më e kufizuar./S.K/KP/

Exit mobile version