UBT News

Motori më i famshëm i kërkimit në botë do të duket ndryshe

Google po shtyn përpara planet për të sjellë veçoritë e Inteligjencës Artificiale në motorin e tij kryesor të kërkimit, pasiqë po punon për të mbajtur ritmin me një valë të mjeteve të reja të Inteligjencës Artificiale që mund të kërcënojnë dominimin e kompanisë në internet për herë të parë pas disa dekadash.

Kompania njoftoi javën e kaluar se do të prezantojë ndryshimet e reja të Google Search, i cili do të përdorë një chatbot të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale për t’iu përgjigjur pyetjeve që “nuk e kishit menduar kurrë se Search mund t’u përgjigjej” dhe për t’i ndihmuar përdoruesit t’i marrin informacionet që duan më shpejt se kurrë.

Falë këtij përditësimi, pamja dhe ndjesia e rezultateve të kërkimit në Google do të jenë dukshëm më ndryshme. Kur përdoruesit shkruajnë një pyetje në shiritin kryesor të kërkimit, atyre automatikisht do të ju shfaqet një dritare me përgjigjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, krahas shfaqjes së rezultateve tradicionale.

Përditësimet u zbuluan në I/O, eventin vjetor të zhvilluesve të kompanisë, i cili u fokusua në një përzierje të Inteligjencës Artificiale dhe produkteve harduerike./UBTNews/

Exit mobile version