Një incident ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Vushtrri, ku një qytetar ka sulmuar dy zyrtarë policorë pas refuzimit për t’u ndalur me motoçikletë.
Sipas Policisë së Kosovës, dje rreth orës 15:00, i dyshuari, duke drejtuar një motoçikletë, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë për ndalim dhe gjatë tentativës për të ikur, ka goditur dy prej tyre.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe do të trajtohet nga organet kompetente në përputhje me legjislacionin penal në fuqi.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Vushtrri 16.10.2025 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me motoçikletë nuk i është ndalur zyrtarëve policorë dhe më pas i ka goditur dy zyrtarë. Dy zyrtarë kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Më tej thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./KP