UBT News

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë deri 31 gradë

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe riga të izoluara shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri 31 gradë Celsius.

Edhe nesër parashihet të mbaj mot i ngjashëm me temperatura nga 24 deri 32 gradë Celsius. /UBT News/

Exit mobile version