Gjatë së premtes do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.
IHMK-ja njofton se të shtunën vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
“Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, deri sa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë. Temperaturat do të shënojnë ulje për 8-10 gradë Celsius, sidomos ato maksimalet derisa minimalet do të shënojnë rritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim./UBTNews