Moti tejet i ngrohtë në Ukrainë po lehtëson kërkesën në rrjetin elektrik të vendit, tha të martën operatori shtetëror i energjisë elektrike.
“Për shkak të motit të ngrohtë, konsumi në Ukrainë është zvogëluar”, tha Ukrenergo në faqen e saj zyrtare në Facebook.
“Telektrocentralet prodhojnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar ngarkesën. Përveç kësaj, për shkak të motit të kthjellët në orët e mëngjesit dhe të pasdites, është rritur prodhimi i energjisë elektrike nga termocentralet diellore”.
Rusia ka shënjestruar vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ujë dhe ngrohje në vend.
“Ne nuk harrojmë qëllimet e armikut për t’i privuar ukrainasit nga drita dhe jemi të gatshëm ta kundërshtojmë atë dhe të rivendosim dëmin në çdo rrethanë”, shtoi kompania./UBTNews/