UBT News

Mot me diell, ngrica dhe mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica dhe ftohtë, viseve të ulëta me mundësi për mjegull.

Sipas IHK-së, në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja./UBTNews

Exit mobile version