UBT News

Mot me diell dhe pjesërisht vranët në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës”, thuhet në njoftimin e IHK-së./UBTNews

Exit mobile version