Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të mbajë situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike.
Sipas IHMK-së në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes