UBT News

Mot i ndryshueshëm gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten parashihet të ketë vranësira të përcjella me rreze dielli. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, derisa të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, pasi që dita e shtune parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë reshje bore të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit./UBTNews

Exit mobile version